E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

1967/Deklarata nga Pekini: “Në Shqipëri besimin e shkatërruam, klerikët i rruam dhe i futëm në punë”

Nga Kastriot Dervishi

Prishja dhe ndalimi i institucioneve fetare në Shqipëri ishte i nxitur nga revolucioni proletar kulturor kinez. Ky i ashtuquajtur revolucion që nisi në shkollat e mesme e më pas në ato të larta, u drejtua në fillim kundër organizatës së rinisë e më pas kundër çdo gjëje që shihej me dyshim. Në Shqipëri, porositë u dhanë pas dy vizitave të Çu En Lait dhe Kan Shenit, pavarësisht se u tejkaluan parashikimet në përmasat e dëmit. I pari vizitoi tre herë Shqipërinë, ndërsa i dyti kryesoi delegacionin kinez në kongresin e vitit 1966. Këtë e deklaroi në takimin dypalësh në Pekin, më 28.9.1967, kreu i delegacionit shqiptar, Mehmet Shehu. Pasi theksoi porositë e dy të përmendurve, Shehu deklaroi:

“Lufta kundër fesë dhe zakoneve prapanike. Partia jonë ka luftuar dhe ka zhvilluar propagandë kundër fesë qysh prej krijimit të saj dhe vazhdimisht. Në sajë të kësaj pune të partisë u arrit që kohët e fundit të bëhet një hop dialektik nga sasia në cilësi. Vetë masat u revoltuan kundër fesë dhe brenda dy javëve mbyllën të gjitha kishat, xhamitë, teqetë, faltoret, i prishën ose i kthyen në institucione kulturore, në zyra, depo dhe magazina. Tani në Shqipëri nuk ekziston më baza materiale për fenë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët rruan mjekrën, hoqën çallmat e veshjet fetare dhe u futën në punë. Kjo gjë nuk u bë me masa administrative, as me forcë, por ishte rezultat i iniciativës së vetë masave. Natyrisht në këtë punë ka patur aty këtu edhe përpjekje: kur të rinjtë kanë vajtur për të prishur kisha ose minaret e xhamive, edhe i kanë goditur, por më pas, në mbledhje të gjera popullore, janë demaskuar dhe dënuar nga vetë populli ata që sulmuan të rinjtë. Në mbledhje të gjera në formë kuvendi, sipas traditave të vjetra të vendit tonë, populli vetë ka vendosur të hedhë poshtë festat e ceremonitë e ndryshme fetare e prapanike.

Po ne e dimë se puna nuk mbaron me kaq, sepse mundet që tani të kthehet në kishë ose xhami shtëpia. Prandaj duhet të forcohet lufta ideologjike e partisë në masat kundër botëkuptimit fetar e zakoneve në mënyrë që të forcohet bindja e thellë ideologjike kundër fesë dhe që ajo, si dhe zakonet e tjera prapanike të mos gjejë zhvillim në forma të tjera”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vranësira dhe rënie e lehtë temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteoalb, sot...

Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe...

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...