E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

192 të vdekur çdo ditë, tragjedia në shifra e 8 viteve të luftës civile siriane (video)

Nisi si një lojë fëmijësh. Një grup fëmijësh sirianë 10-15 vjeçarë nga qyteti i Daras, ishin frymëzuar nga protestat në Egjipt dhe Tunizi. Ata shkruan mureve me spraj:“Njerëzit duhet të rrëzojnë rregjimin!”. Kaq mjaftoi, dhe disa prej tyre përfunduan në polici, ku iu nënshkruan torturave ç’njerëzore, vetëm pse kishin kërkuar rrëzimin e Bashar Al-Asadit. Familjarët e tyre u tmerruan, të tjerët u solidarizuan me ta, dhe nisën të protestojnë në rrugë. Regjimi nuk ngurroi që të përdorte armët ndaj tyre.

Në pak ditë, pati mbi 100 të vrarë. Opozita rrëmbeu armët, dhe aty nisi një luftë e egër civile siriane, që vazhdon ende sot. Sipas statistikave të përafërta, në këto 8 vite janë vrarë mbi 560.000 njerëz, ose 192 njerëz çdo ditë. Prej tyre 111.330 qytetarë të paarmatosur, përfshirë 20.819 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Observatori Sirian, llogarit se veç tyre, 88.000 njerëz kanë vdekur nën tortura në qendrat e paraburgimit dhe burgjet e regjimit të Asadit.

Më shumë se 12 milionë njerëz, janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, prej tyre 6 milionë jashtë vendit. Qytete të tëra, janë shndërruar në rrënoja. OKB llogarit se dëmet materiale të luftës, kapin shifrën e mbi 400 miliardë dollarëve. Ekspertët thonë se do të duhen të paktën 20-30 vjet, që Siria të kthehet aty ku ishte 8 vite më parë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...