E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

17-vjeçari humb jetën nga Covid-19, virusi i kishte prekur 100% mushkërinë

Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin ‘Shefeqet Ndroqi’ pasi ishte i prekur nga Covid. Mësohet se i riu ka qënë i shtruar në spital prej ditësh mirëpo nuk ka mundur që të fitonte betejën me virusin.

I riu me origjinë nga Elbasani ishte në spital së bashku me dy prindërit e tij, po ashtu të prekur nga Covid. Nëna e tij ka mundur që ta fitojë betejën me virusin, teksa i ati ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se në momentin që i riu është shtruar në spital ka pasur mushkëritë e prekura në 100% nga virusi.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u konfirmuan 1184 raste të reja me COVID nga 4013 testime testime të kryera në total, ndërsa 13 persona humbën jetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...