15 prill 1989 / Tragjedia e Hillsborough ku vdiqën 96 tifozët e Liverpulit

Në këtë ditë, më 15 Prill të vitit 1989, ndodhi katastrofa e Hillsborough gjatë një gjysmëfinaleje të Kupës FA midis Liverpulit dhe Nottingham Forestit, kur ndodhi një shembje e shkallëve të stadiumit pasi policia i futi tifozët e Liverpulit në tribuna të mbipopulluara, duke rezultuar në 96 vdekje dhe mbi 700 të plagosur.

Edhe pse u shkaktua nga neglizhenca e policisë dhe fakti që kjo e fundit nuk i plotësoi siç duhet standardet e sigurisë, policia dhe qeveria konservatore e Margaret Theçerit, me ndihmën e medias kryesore “The Sun”, sajuan një skenar krejtësisht të rremë duke fajësuar tifozët e Liverpulit për katastrofën. Gazeta e tabloidit  The Sun në mënyrë të rreme pretendoi se tifozët e Liverpulit grabitën sendet e të vdekurve, urinuan ndaj policisë dhe sulmuan oficerët që përpiqeshin të shpëtonin jetë.

Pas vitesh fushatë nga familjet e viktimave, e vërteta më në fund doli në dritë në 2012-ën, me Panelin e Pavarur të Hillsborough që vendosi se shkaku kryesor i katastrofës ishte “mungesa e kontrollit policor”. Ata zbuluan gjithashtu se policia kishte falsifikuar 164 deklarata të dëshmitarëve, se Kongresmeni konservator Irvine Patnick kishte kaluar gënjeshtrat e policisë në shtyp. Policia gjithashtu bëri përpjekje të mëdha për të kaluar përgjegjësinë tek viktimat, madje duke testuar gjakun e fëmijëve që vdiqën për përmbajtje alkooli në përpjekje për t’i fajësuar ata për vdekjet e tyre.

Hetimet e reja të mbajtura në 2016-ën gjithashtu zbuluan se shembja e stadiumit  u shkaktua nga pakujdesia e policisë, e idhur me të metat e stadiumit. Ata përcaktuan që oficeri i policisë përgjegjës kishte shkelur detyrën e tij të kujdesit dhe se kjo përbënte neglizhencë të rëndë. Ata përcaktuan që 96 viktima u vranë në mënyrë të paligjshme.

Deri më sot, shumë njerëz në Liverpul ende bojkotojnë The Sun.

Në foto: Tifozët në nivelet e sipërme të stadiumit ndihmojnë të tjerët të shpëtojnë nga goditja

 

/totila.kotorri/