E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

15 persona në spital, pickohen nga merimanga e zezë dhe gjarpri

Qytetarët gjatë ditëve të fundit janë vënë në rrezik nga merimanga e zezë dhe gjarpri. Janë 9 raste që janë pickuar gjatë këtij sezoni, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm javën e fundit janë regjistruar 6 raste nga pickimi i merimangës së zezë, duke e çuar në total në 9 numrin e personave të pickuar gjatë sezonit.

Në spitalin Rajonal të Fierit janë paraqitur edhe banorë të zonës të pickuar nga zvarranikë dhe insekte.

Mjeku toksikolog, Lulzim Banushaj, i cili ka asistuar pacientët, ka bërë me dije se gjatë javës së fundit janë paraqitur edhe 4 raste të personave të kafshuar nga nepërka dhe gjarpri, duke e çuar në 6 numrin e personave të kafshuar nga zvarranikët gjatë kësaj vere.

Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, apo Roskoveci, ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

Mjekët thonë se të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët, i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja, pasi kanë mbërritur shpejt në spital. Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, duke bërë që pacientët t’ia hedhin pa asnjë rrezik.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...