Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 12 persona nga koronavirusi.
Kështu shkon në 422 numri total i personave që kanë arritur ta mposhtin COVID-19 në Shqipëri.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se aktualisht në vendin tonë janë ende 286 raste aktive, ose 42.7 % e numrit total të të prekurve.
Sipas saj, përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Ndërkohë në Rrogozhinë, Lezhë dhe Tropojë raportohet që të jenë shëruar të gjitha rastet e konfirmuara.