E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

114 mijë të infektuar, Hungaria vendos orë policore

Hungaria ka njoftuar për masa më të rrepta kundër pandemisë, pasi ka patur shifra rekord në shtrimet në spitale dhe vdekjet të shkaktuara nga COVID-19.

Në një video të postuar në Facebook, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet nga të gjithë, përveç atyre që shkojnë në punë.

Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin e dërgimit dhe shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve, ngjarjet sportive do të mbahen pa tifozë, dhe tubimet familjare dhe ngjarjet e tjera private do të kufizohen në 10 persona.

Kopshtet parashkollore, kopshtet dhe shkollat për fëmijë deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, por universitetet dhe shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin në distancë.

Vendimi do të fillojë të zbatohet nga mesnata e 10 gushtit, dhe kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 30 ditë.

Në 24 orët e fundit, Hungaria raportoi 5,162 raste të reja dhe 55 vdekje duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në më shumë se 114,000 të infektuar dhe rreth 3,000 viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Hungari-Portugali/ Pjesa e parë pa gola, Ronaldo gabon përballë portierit

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...