Rajoni

11 vjet shtet, publikohet logoja për pavarësinë e Kosovës

               Publikuar në : 08:42 - 10/02/19 marsela

Më 17 shkurt, Kosova mbush 11 vjet shtet. Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjellë këtë festë.

“Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo.

Këtë vit festa organizohet nga Qeveria e Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se të dielën e 17 shkurtit 2019, janë planifikuar shumë aktivitete nga institucionet e Kosovës. 17 shkurti do të nisë me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mësohet se është menduar të ketë karakter festiv.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT