Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

102-vjeçarja hebreje, Elis Stok: Si ishte jeta me një fqinj si Adolf Hitleri

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Një grua hebreje 102-vjeçare me emrin Elis Stok, foli kohët e fundit hapur në lidhje me përvojën e saj si fqinja e Adolf Hitlerit në dekadën para Luftës së Dytë Botërore. Stok, një hebreje, jetoi me familjen e saj në lagjen Prinzregentenplatz në Mynih gjatë viteve 1920-1930.

Ata ishin zhvendosur në atë qytet kur ajo ishte vetëm 3-muajshe, për shkak të punës së babait të saj si gjykatës në Gjykatën e Lartë. Stok e kujton Mynihun si një “qytet shumë kulturor”.“Ne jetonim në një bllok të vogël apartamentesh pranë Teatrit Princi Regjent”- tha Stok. “Ishte një apartament i bukur, me katër ose pesë dhoma gjumi, një sallon të madh dhe një dhomë ngrënieje”- thotë ajo. Vajza e re nuk e dinte në fillim që brenda të njëjtit bllok apartamentesh të bukur jetonte një figurë që do të ndryshonte rrjedhën e historisë botërore.

Stok tha se nuk ishte e sigurt se në cilin apartament jetonte saktësisht diktatori famëkeq nazist. Por ai ishte mjaft afër, pasi ajo e shihte herë pas here Hitlerin kur ai largohej apo hynte në banese,i ndjekur nga truprojat e tij SS.

Hitleri u rrit dhe jetoi në Austri para se të transferohej në Gjermani, për të ndjekur ambiciet e tij politike. Ai jetoi në Mynih, derisa siguroi titullin e kancelarit në vitin 1933, me të cilin mori qeverinë e Gjermanisë dhe nisi diktaturën e tij.

Megjithatë edhe para emërimit të Hitlerit si kancelar, kishte zëra të tmerrshëm përreth banesës së tij, përfshirë faktin që mbesa e tij e dashur Geli Raubal ishte vrarë atje. Hitleri dhe Raubal kishin një marrëdhënie intime, para se 23-vjeçarja të vdiste në rrethana misterioze gjatë kohës që jetonte me të.

Hipoteza më e shpeshtë është se Raubal vrau veten me armën e Hitlerit,5 vjet pasi u zhvendos të banonte me të. Në fakt, Stok e mban mend kohën kur pa arkivolin e Raubal duke dalë nga shtëpia e Hitlerit.

“Pati shumë spekulime se si dhe kur vdiq ajo. Por nuk pati në asnjë rast ndonjë konfirmim. Dhe askush nuk kishte mundësi të fliste hapur në ato kohë”- thekson ajo. Të jetuarit kaq pranë Adolf Hitlerit,e detyroi Stok të kishte shumë episode shqetësuese për të.

Ajo kujton sesi në një rast një grup rojesh SS nuk e lejuan atë të ulej në lozhën mbretërore në teatrin e zonës, pasi vendi ishte rezervuar për të.“Shkova në opera, pasi kisha blerë biletën përmes shkollës. Isha shumë e kënaqur. Mbërrita atje në mbrëmje, dhe mbaj mend që disa roje SS më thanë:“Ju nuk mund të hyni, shkoni 2 lozha më poshtë. Kur u ngrit perdja e skenës, unë pashë lozhën mbretërore, aty ishte ulur Hitleri”-shprehet Stok.

Kur nazistët u ngjitën në pushtet, babai i Stok u pushua nga puna si gjyqtar, ndërsa Elis u ndalua të regjistrohej në një universitet gjerman sepse ajo ishte hebreje. Për pasojë, familja e saj e dërgoi atë në Zvicër. Më vonë, ajo u regjistrua në një universitet në Londër.

Por situata në Gjermani u përkeqësua. Në vitin 1938, nazistët filluan të përndiqnin në masë gjermanët hebrenj, përmes një serie sulmesh të dhunshme antisemitike, duke filluar me sulmin famëkeq ndaj bizneseve hebreje,që hyri në histori si Kristallnacht ose “Nata e xhamave të thyer.”

“Një ditë pas Kristallnacht,një mikeshë e prindërve të mi u telefonoi atyre duke u thënë se burri i saj ishte dërguar në një kamp përqendrimi”-tha Stok. Rreth 100 hebrenj gjermanë u vranë gjatë asaj nate. Edhe babai i Stok ishte gati të dërgohej në kampet naziste të përqendrimit, por ai u kursye për shkak të moshës së tij të vjetër dhe faktit të thjeshtë që kampet tashmë ishin plot.

U bë e qartë se familja Frank kishte nevojë të largohej menjëherë nga Gjermania.

“Ata duhej të ikin nga Gjermani dhe ne u përpoqëm t’u siguronim prindërve një leje për të ardhur në Angli. Qeveria britanike tha në atë kohë se duhet të kishim 1.000 paund në Angli, por ne nuk i kishin”-tha ajo.

Babai i saj u detyrua të shiste violinën e tij të çmuar për të paguar procedurat. Familja e Stok u largua përfundimisht nga Mynihu në Londër. Ata u nisën me një nga trenat e fundit që arritën në Londër vetëm disa ditë para se nazistët të pushtonin Poloninë në vitin 1939, duke filluar Luftën e Dytë Botërore.

Shumë vite më vonë pasi i mbijetoi luftës, Stok u transferua në Paris ku në moshën 45-vjeçare ajo u njoh me burrin e saj, Roi Stok. Ata jetuan në kryeqytetin francez deri në vitin 2009 kur u transferuan në Bristol të Anglisë, në vendlindjen e burrit të saj. Me familjen e saj që arriti t’i shpëtojë Holokaustit dhe afërsinë e saj me vetë diktatorin nazist, është një mrekulli që Stok është sot gjallë.

Burimi i lajmit: https://allthatsinteresting.com/alice-frank-stock-hitlers-neighbor

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: adolf hitlerfqinj!hebre

TË LIDHURA

Bota

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026
Bota

Telefonatë pozitive Ukrainë-SHBA, të dërguarit e Trump planifikojnë një vizitë të mundshme në Kiev

12:05 | 09/06/2026
Next Post

Skeda/ Ja pasuria që zotëron Ministrja e Financave, Anila Denaj

Itali/ Mateo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e Xhuzepe Kontes

Futbollisti shqiptar shtang Napolin me supergolin e tij (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

by mirseda
15:32 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të BE-së, të cilët fokusin e kanë...

Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

15:30 | 09/06/2026

Zvërneci/ Rama: E njoh shijen e gjakut në protesta, por anulimi i projektit s’është zgjidhje

15:17 | 09/06/2026

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

15:14 | 09/06/2026

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com