E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“100 vjeç e merresh me muhabetet e gocave”, plas sherri mes Monikës e Einxhelit

Dje ka patur një situatë të tensionuar mes Monikës dhe Einxhelit. Moderatorja nisi të pastronte, por Monikës nuk i dilte inati. Teksa ajo i fliste, Einxhel i kërkoi të mos i drejtohej dhe ta linte të punonte e qetë.

Gjithsesi përplasjet mes tyre nuk munguan, madje agravoi deri në ofendime. Shpeshherë, në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka patur debate të shumta, të cilat nisin për pastërtinë e shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Me mua mos u merr më! Gruaja 100 vjeç, merret me muhabetet e gocave të vogla.

Monika: Je mirë?

Einxhel: Shumë mirë jam, po të them dhe një herë mos u fut në muhabetet e mia.

Monika: Nuk u futa, unë u tregova njerëzore. Ti je egoiste.

Einxhel: Unë jam egoiste. E thënë nga ti nuk ka asnjë vlerë kjo.

Monika: Ti nuk do me ja dit edhe kur një tjetër do me bo diçka për qejfin e vet.

Einxhel: O Monika, ti e dramatizove një javë rresht, i thoje “Po e bën për lojë”. Tani po më akuzon mua se bëra çokollatën.

Monika: Po ti s’ke faj mi goce. Ti je në botën e çudirave. Ti ke ardhur me u zënë këtu. 500 herë tha që kam nevojë të merrem me një punë. Dhe unë i thash si njeri mos e bëj atë, lëre ta bëjë atë.

Einxhel: Monika, mos më fol!

Monika: Dëgjoji njerëzit. Mos të të flasim ne ty. Kur tjetra shpreh një dëshirë, pranoje.

Einxhel: Mos më fol, shih punët e tuaja.

Monika: S’dua të shoh punët e mia. Mos më bërtit mua, ule zërin. Kujdes! S’të lë unë të ngresh zërin! Ule Zërin, me mua s’ka zë. Stop! Egoiste!

Lexo edhe :   Fifi i shkruan letër vetes në "Big Brother VIP"
Lexo edhe :   Plas sherri në “Big Brother”, Arjola e Antonela për pak sa nuk rrihen fizikisht

Einxhel: Egoiste është kush është këtu, ti shih punën tënde.

Monika: S’dua. S’kam ardhur këtu për të parë punët e mia, por të të gjithëve.

Einxhel: A do të të tregoj disa punë të tjera, se nuk i di të gjitha? Ik na lër rehat. Një-dy me u grric!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...