”100 dështimet e Ramës”/ Basha: Pabarazia dhe varfëria janë rritur

Teksa na ndajnë pak më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë 25 prillit, partitë politike janë përqëndruar te programet elektorale, por dhe te akuzat që i bëjnë njëra-tjetrës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të rëndisë ato që ai i quan 100 dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Basha ka publikuar një nga 100 premtimet e pambajtura, sipas tij, të Ramës në 8 vite qeverisje, teksa shprehet se  pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur.

“A është ulur pabarazia dhe varfëria në Shqipëri?”, shkruan kryedemokrati në rrjetet sociale.

Përgjigjia e tij është “jo”, ndërsa citon Forumin Ekonomik Botëror, që thotë se: “Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit”.