E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

10 vite burg policit që vr*u Klodian Rashën/I ati i indinjuar: S’ka drejtësi!

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodjan Rashës. Ish-efektivi i Shqiponjave do të kryej 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke iu ulur 1/3 e dënimit. Pas vendimit të marrë sot nga gjykata, babai i Klodjan Rashës, Qazim Rasha ka thënë për mediat se kjo nuk është drejtësi.

Sipas tij, gjykimi i shkurtuar u dha me një ‘të rënë të lapsit’. Qazim Rasha u shpreh se kjo njollë e zezë nuk do i hiqet shtetit, dhe i bëri thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ruajnë fëmijët. Klodian Rasha është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga ish-punonjësi i policisë, Hajdaraj. I riu u vra në orët e para të 8 dhjetorit nga efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet.

“Do vijë momenti që do ti themi ca gjëra. Sot është momenti. Dua t’ju falenderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer, që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format.

Falenderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falenderoj çdo qytetar që mbushën sheshet. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie.

Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë. Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës.

Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të mbarë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im ik, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve. Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj.

Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha.

Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi një valë protestash në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti që mbante, duke shprehur solidaritetin për familjen Rasha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...