E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

10 të arrestuar për tenderat, mes tyre kryebashkiaku i Lushnjes e biznesmenë

SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion masiv anti-korrupsion, duke vënë në pranga 10 persona për abuzimet me tenderat. Në këta dhjetë persona, bën pjesë edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.

Personat e arrestuar janë vartës (bashkëpunëtorë) të Tushes dhe biznesmenë që dyshohen se kanë abuzuar me fondet publike.

Në këto momente vazhdon bastisja e zyrave të Bashkisë Lushnje, mes tyre Drejtoria e Urbanistikës, aty ku dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK, atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë. Ndërkaq, FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës, dhe në Ndërmarrjen e Pasurive Publike.

Zyrtarët e ndaluar bashkë me Tushen akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe abuzime me tenderat e Bashkisë, në lidhje me pastrimin e qytetit.

Më poshtë është lista e 10 të arrestuarve nga FNSH dhe RENEA, në ambientet e Bashkisë së Lushnjes me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Mes tyre është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje. Peqini kishte rolin e organizatorit në dhënien e lejeve të paligjshme për ndërtime pa leje.

Me të njëjtën akuzë në pranga është vënë edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.

LISTA

Flamur Peqini ( Ish kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje)

Xhemal Hasko

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela

Paralajmërimi nga kreu i SPAK

Një ditë më parë, në një konferencë në kuadër të luftës kundër korrupsionit, kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi se do të ketë arrestime të zyrtarëve të pushtetit vendor dhe lokal që abuzojnë me fondet publike. Duket se ky ishte një paralajmërim i këtij operacioni, të zhvilluar këtë të martë në Lushnje.

Lexo edhe :   "Tenderat po i fitojnë trafikantët", Petro Koçi shkon në SPAK
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...