10 shprehje nga Shekspiri, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

“Budallai mendon se është i mençur, ndërsa njeriu i mençur e di se është budalla”.

“Duaji të gjithë, beso disa, mos i bëj dëm askujt”.

“Dashuria nuk sheh me sy, por me mendje, prandaj dhe Kupidi me krahë është pikturuar i verbër. ”

“Mos ki frikë nga madhështia. Disa lindin të mëdhenj, disa e arrijnë madhështinë dhe ca të tjerëve madhështia u imponohet “.

“Fajin, i dashur Brut, nuk na e kanë yjet, por ne vetë”.

“Nuk ka asgjë të mirë apo të keqe, por të menduarit e bën diçka të tillë”.

“Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu”.

“Ne dimë se çfarë jemi, por jo se çfarë mund të jemi.”

“Gjuha do ma nxjerrë zemërimin që më ka zemra, përndryshe, duke e fshehur, zemra ime do të thyhet”.

“Rrugëtimi i dashurisë së vërtetë nuk ka shkuar kurrë normalisht”.

/T.Kotorri/ për Tirana Today