Politikë

“10 mijë lekë mbajmë në xhep”/ Deputeti: Rruga Shijak-Durrës është skandaloze, edhe Land Rover thyhet


               Publikuar në : 16:07 - 16/05/19 M. S

Deputeti Kujtim Gjuzi që u fut në Kuvend nga listat e PD-së në Durrës, kërkoi nga shumica që të krijojë një hapësirë që opozita të futet në zgjedhje. Gjithashtu ai përmendi edhe rrugën Shijak-Durrës, ku tha se vijon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Në fjalën e tij, plot batuta, ai u shpreh se rruga është skandaloze, ku thyhet edhe makina. Gjuzi shtoi dozën e humorit, duke thënë se mundësitë ekonomike nuk janë ato të duhurat, pasi mban në xhep 10 mijë lekë.

“Ju falenderoj se dhatë votën për minierat dhe njerëzit tanë që kanë vuajtur, bravo shumë mirë, ka filluar që të reagojë PS-ja, por kryeministrin pse nuk e shoh akoma në sallë, është në udhëtim. Z. Balla nuk është mirë të trysnojmë opozitën që ka dalë te bregu i Lanës.

Më me kujdes herën tjetër. Z. Balla nuk dua të them se njihemi bashkë prej kohësh kur kemi luajtur futboll bashkë. Pavarësisht se Fino kërkon të vendosë baste me Ruçin, por Ruçi i fiton se është nga Tepelena.

Nuk mundet të shkojmë në zgjedhje, dhe PS të mos ketë në 25 qytete… Ka ndonjë hapësirë këtu juristë mendoj unë, edhe doktorë që mund ta vizitojnë kryetarja e komisionit të shëndetësisë për shembull, që të mos sëmuremi të gjithë si ata të 17 të Durrësit që e lanë vendin vakant me dy vende këtu në Kuvend.

Z. Balla do të kërkoja që të realizojmë zgjedhjet, të krijojmë një hapësirë për opozitën që ka dalë atje, t’i dalim borxhit, se dikush mund të jetë dehur se pi raki nga mëngjesi në mëngjes, dhe nuk ke çfarë ti kërkosh.

Pastaj do të flasim për rrugën Shijak-Durrës skandaloze, të thyhet edhe Land Rover, me vjen keq se nuk kemi ku ti gjejmë paratë se 10 mijë lekë mbajmë në xhep”, përfundoi ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT