Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, deklaroi ditën e sotme se për një periudhë 10 javore do të ketë mungesa të vaksinave anti-covid.
Ai është shprehur se Gjermania mund të përballet me një mungesë të vaksinave deri në muajin prill.
“Ne do të kemi akoma të paktën 10 javë të vështira me një mungesë vaksine,” -tha Jens përmes një postimi në rrjetet sociale.
Deklarata e Spahn, vjen në mes të një mosmarrëveshjeje midis BE dhe prodhuesit të vaksinave AstraZeneca rreth mungesave të furnizimit.
Spahn tha se ai donte të ftonte kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e vaksinave në një takim, për t’u siguruar që Evropa të marrë pjesën e saj të duhur të dozave.
Deri më tani në Gjermani 55,504 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nurmi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,182,948.