E diel, 29 Nëntor, 2020
16 C
Tirana

“10 gënjeshtra që i besojmë dhe i trashëgojmë brez pas brezi”

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

Brataj: Jemi në skenarin 3. Nëse ezaurohen, do shtrohen në hotele e stadiume

Në një video të shpërndarë nga Rama, tregohet puna kolosale e mjekëve në këto ditë të vështira pandemie. Një fluks thirrjesh dhe me mijëra...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Nga Lutfi Dervishi

Fallacy është një fjalë që anglezët e përdorin kur një argument apo bindje është mbështetur mbi një fallsitet/të pavërtetë..

Për shembull: deri në vitin 1990 në Shqipëri kishte plot njerëz që jo vetëm e thonin, por edhe e besonin se Amerika është armiku më i madh i Shqipërisë! Pas vitit 1990 pothuaj të gjithë e kuptuan që kishin besuar në dekada një gjë të gabuar, një gënjeshtër. Kjo ishte një “fallacy” e lehtë për t’u ç’montuar. Por legjendat/mitet nuk shqiten lehtë.

1. E ka fajin sistemi.

Për të justifikuar krimet e kryera në komunizëm kanë mjaftuar tri fjalë: “ashtu ishte sistemi”! Me këtë përgjigje kemi përqafuar me të dy duart: “përgjegjësinë kolektive”. Edhe sot 30 vjet pas rënies së sistemit komunist, sërish fajin e ka …sistemi. Nëse kemi një sistem më të mirë, do të kemi zgjidhje/zgjedhje më të mira. Fajin nuk e ka sistemi. Të paktën sot jo. Nuk e ka fajin sistemi që në Kuvend sot ligjërojnë analfabetët, bëjnë ligje banditë dhe kontrollojnë pushtet e tjera injorantët. Faji duhet kërkuar tek personat përgjegjës që e kanë kthyer sistemin (zgjedhor) në grykë shisheje.

2. E ka fajin Katovica!

Sipas kësaj legjende komunistët e ndjenë se po i vinte fundi dhe në Katovicë u dhanë porositë që se çfarë do të bënin për t’iu përshtatur kapitalizimit dhe për ta patur në kontroll sistemin e ri. Kjo legjendë në Shqipëri besohet edhe nga ish komunistët.

3. Konferenca Londrës copëtoi Shqipërinë.

Shqipëria u bë shtet nga konferenca e Londrës. U bë shtet me këmbënguljen e Austro- Hungarisë dhe Italisë. Në tekstet e historisë vijon gënjeshtra: U gjymtua Shqipëria. U gjymtua kombi shqiptar që jetonte në katër vilajete të një Perandorie që po jepte shpirt. Lufta e Para Botërore çoi në shembjen e 3 Perandorive (Austro Hungarisë, Rusisë, dhe Perandorisë Osmane). Harta e kontinentit ndryshoi dhe kufijtë e vendosura nga Fuqitë e Mëdha janë ndarë duke respektuar duke “respektuar/shpërblyer” fituesit.

4. Europa në ka borxh!

BE jo vetëm që nuk na ka asnjë borxh, por Shqipëria renditet në vendet e para të ish Lindjes që ka përfituar më shumë për banorë se çdo vend tjetër në Europë. Shqipërisë i janë falur borxhe, i janë dhënë donacione, i janë dhënë kredi me interes të ulët, Më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë gjetur strehë dhe janë mirëpritur në vendet e BE-së. E megjithatë rëndom dëgjon kumtin: “Europa na ka borxh”

5. Kemi ligje të mira!

Ligjet i kemi të mira, por i zbatojmë keq ose nuk i zbatojmë fare. Edhe kjo “legjendë” ka bërë që të mbyllim sytë kur bëhen ligjet, sidomos ligjet e fundit. Ligjet nuk po i bëjmë të mira. Ligjet po i bëjmë për një pakicë dhe ligjet që bëhen vetëm në interes të pakicës janë burim padrejtësie dhe trazirash sociale.

6. Do të shkojmë në BE!

Gjatë 29 viteve të fundit, në mënyrë individuale një në çdo shqiptar ka shkuar në BE. është bërë “gjerman”, “italian”, “grek”, etj, Por vendi nuk do të shkojë asgjëkundi. Do të qëndrojë këtu ku ka qenë në mijëra vetë. Nëse bëhet fjalë që një ditë kurdo qoftë ajo do të bëhemi anëtarë të BE-së (në çfarëdolloj forme qoftë BE-ja) do të thotë se do të kemi ndërtuar Europën në Shqipëri. 27 vendet e BE-së nuk i mban bashkë, gjuha e njëjtë, kultura e njëjtë, feja e njëjtë, apo qoftë edhe dashuria e madhe për njëri-tjetrin. I bën bashkë interesi i përbashkët i çimentuar me “rule of law”- sundim të ligjit.

7. Bregdetin që kemi ne, nuk e ka njeri!

Këtë legjendë e besojnë sidomos ata që nuk kanë parë asnjë bregdet tjetër, përfshi edhe bregdetin e Shqipërisë!

8. Kemi ushqime/fruta/perime shumë të mira!

Kush beson ende këtë përrallë duhet detyruar me zor që të lexoj komunikatat e fundit të AKU-së, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

9. Jemi popull punëtor…..!

E vërtetë, por popull punëtor jashtë Shqipërisë. Këtu nuk kërkohet punë, kërkohet rrogë!

10. Kemi tolerancë fetare….

Nëse kjo është e vërtetë pyetja është: pse jemi tolerantë të mëdhenj në një çështje shumë të ndjeshme siç është feja dhe jo tolerant me njëri – tjetrin për një vijë uji, për politikë apo për një: “pse më pe”?!!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fero dhe Arbenita martohen në fshehtësi

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, i kanë dhënë fund beqarisë. Duket se zërat që qarkullonin së fundmi në media për një ndarje, kanë...

Aksident i rëndë në Formula 1, piloti përfshihet nga flakët (FOTO)

Mund të kishte përfunduar me një aksident tragjik ajo çfarë ndodhi në Formula 1, ku piloti rrezikoi jetën. Pamjet e rënda që janë shpërndarë...

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit Ishull Lezhë. Një mjet ka përplasur 60-vjeçarin Gjon Kola, i...

Rast i rrallë në Singapor, nëna lindi foshnjen me antitrupa COVID

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë studiuar nëse të gjithë të infektuarit me koronavirus prodhojnë antitrupa, përfshirë edhe ata me simptoma dhe ata...

Kryemadhi shkel masat anti-COVID, Braçe publikon videon

Zv.kryeministri Erion Braçe denoncon sërish shkeljen e aktit normativ nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është shfaqur këtë të dielë pa maskë. Braçe...