1 Maji/ Rama: Të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se ditën e nesërme, me 1 Maj, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme.

Rama njofton se të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.

“Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 Maj: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.

Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”, shkruan Kreu i Qeverisë.

🔴 NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata…

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 30 avril 2020