E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

​Osmani kritika BE-së: Brukseli po trajton Serbinë si një ‘fëmijë të llastuar’

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi Bashkimin Evropian se nuk e ka trajtuar Kosovën si të barabartë me Serbinë në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një intervistë për Associated Press, Osmani mendon se Brukseli nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe vijon të trajtojë Serbinë si “një fëmijë të llastuar”.

“Duhet të trajtohemi në mënyrë të njëjtë gjatë këtij dialogu. Nëse ndodh kjo, atëherë shtrohet rruga për një dialog të suksesshëm në të ardhmen”, tha Osmani.

Sipas saj, Serbia, e cila është përgjegjëse për vrasjen e civilëve, përfshirë edhe fëmijë, po vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë.

“Ata i mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që kryen në të gjithë ish-Jugosllavinë, por posaçërisht në Kosovë”, deklaroi Osmani.

Po ashtu, Osmani u shpreh se në momentin që Serbia e pranon realitetin që Kosova është një vend i pavarur atëherë do të flitet për një dialog të suksesshëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...