E martë, 19 Janar, 2021
4 C
Tirana

​Maqedoni e Veriut/ Nesër pritet marrëveshja për qeverinë, kryeministri mbetet “enigmë”

LSDM dhe BDI i kanë kaluar thuajse të gjitha dallimet, dhe paralajmërojnë se marrëveshja përfundimtare për qeverinë e re do të vuloset në takimin e nesërm mes kryetarëve të dy partive.

Në komunikatën e përbashkët, palët sqarojnë se në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve partiakë, Grubi dhe Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë. Dhe se duke pasur parasysh urgjencën për institucione funksionale në përballjen me sfidat e shkaktuara nga COVID-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katërvjeçar.

Palët presin që ditëve në vijim të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk shpalosin detaje për rrjedhën e negociatave, sidomos për çështjen e kryeministrit, duke marrë parasysh se kjo ishte linja e kuqe e dy palëve para se t’i fillonin negociatat e veçanërisht gjatë fushatës parazgjedhore.

Nga njëra anë kryeministri shqiptar ishte platforma parazgjedhore e integristëve dhe kreu i saj, Ahmeti ishte i bindur se një gjë e tillë do të bëhej realitet, e nga ana tjetër kreu i socialdemokratëve, Zaev ishte i prerë se kryeministër do të ishte ai nëse partia që e udhëheq i fiton zgjedhjet.

“Ne e bëmë Zoran Zaevin kryeministër, me votat tona. (Por nuk do të bëhej kurrë një kryeministër shqiptar me votat e Zaevit?!) Po nëse nuk e bënte Zaevi do e bënte tjetri. (Dhe ju personalisht besoni që mund të ketë një kryeministër shqiptar, teorikisht?!) Jo që besoj, por edhe do të bëhet,” thoshte Ali Ahmeti, BDI.

“Ka përfunduar koha e kërcënimeve, s’mund të kërcënojë as BDI, as asnjë parti tjetër. Vetëm qytetarët vendosin kush do të jetë deputet, ministër, kryeministër e kush drejtor. Prandaj është koha që BDI të shkojë në opozitë,” pohonte Zoran Zaev, LSDM./AlsatM/

Lexo edhe :   Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...